Pritjes 25 vjeçare të familjes Hoxha, nga fshati Damanek i Drenasit i erdhi fundi. Babanë Ramadanin, të cilin djali Leutrimi e dinte të zhdukur që nga prilli i 99-s, është konstatuar se e kanë gjetur, pas gërmimeve në një varrezë në Prekaz, gjatë nëntorit të 2023-s.
Pritja përfundoi pas 25 viteve. Lajmin që e priste e të cilin duke pritur u rrit, e pranoi të enjten e kaluar.
Tash të paktën e ka një vend ku të vendosë lule e të shfryj mërzinë.
Babën, Leutrim Hoxha, e mban mend shumë mirë. Për herë të fundit u ndanë në prillin e 99-s, këtu në kodrinat e fshatit Damanek, në Drenas. Që atëherë babanë Ramadanin e dinte të zhdukur.
“Saktësisht me datën nëntë, me 9 nëntor të vitit të kaluar e kanë gjetur trupin e pajetë të babait tim të vramë me një plumb në kokë tek ish fabrika e municionit në Prekaz”, ka thënë ai në Tv Dukagjini.
Pritja për një lajm ka qenë e gjatë dhe e rëndë. Vitet e pasluftës pos me barrën e ekzistencës, strehimit e shkollimit, Leutrimi i kaloi në kërkim të babës.
“Realisht ka qenë mjaft periudhë e rëndë, se na i ka hapur plagët e vjetra, por edhe faktikisht na ka lehtësuar shpirtërisht sepse tash e kemi shumë më të lehtë. Sepse nëse një ditë më merr malli e di ku e kam, vij e vizitoj, jo sikur deri tash që vetëm jemi lutur për të e iu kemi lutur Zotit dhe kemi shpresu”, është shprehur ai.
Ramadan Hoxha është një nga gjashtë personat, trupat e të cilëve janë zhvarrosur në Prekaz gjatë nëntori të kaluar.
“Nga të dhënat që ne i kemi poseduar është konfirmuar që nga aktiviteti i deritanishëm, janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet të 25 personave. Dhe në bazën e të dhënave që ne posedonim, viktimat e masakrës së Polacit. Pra 30 viktima nga kjo masakër kanë qenë të varrosur, kanë qenë të groposura në këtë lokacion”, ka deklaruar Kushtrim Gara – kryetar i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit.
Hoxha është gjetur dhe zhvarrosur në Prekaz, vend ku për herë të dytë kishin nisur gërmimet për gjetjen e viktimave të masakrës së Polacit. 25 vjet pas luftës mbi 1600 persona ende mbeten të zhdukur, ndërsa aktualisht sipas Garës Serbia po refuzon të japë një datë se kur mund të nisin gërmimet në territorin e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet