Gazetari Milaim Zeka ka bërë një rrëfim ekskluziv për Gazetën NewBorn, kështu duke treguar shumë gjëra të pathëna deri më tani, që nga fillimi i punës së tij e deri më sot.
Zeka ka treguar raste të ndryshme, e ku ndër to është se si kolegët e tij kishin filluar ta drejtonin gishtin nga ai, duke e konsideruar si vrasës të Ahmet Krasniqit, po ashtu ai tregon se edhe kush ia dha 15 mijë euro e shumë gjëra të tjera.
Ja rrëfimi i ekskluziv i Milaim Zekës:
“E para, më kujtohet udhëtimi im i parë, pas plotë 18 viteve, në Kosovë. Isha bashkë me Nasim Haradinajn, dhe një luftëtarë tjetër, shok i Nasimit, i ardhur nga Zvicra. Ky njeri, duke e dëgjuar dialogun tim dhe të nasimit, dhe duke i parë emoscionet e një njeriu që po kthehej pas aqë shumë viteve, na kishte bërë një fotografi nga mbarap, që do e quaj foton time më të mirë të jetës.
Nasimit po i thosha, që nese plagosem, të lutem më vrit, po mos me le të gjallë në duartë e ushtarëve dhe paramilitarëve serbë. Nasimi si Nasimi, më tha se atë punë do ta bëntë, pa pas nevojë që të më betohej.
Nejse, lufta mbaroi. Unë me disa shokë, u futem në Prishtinë, me daten 14 qershor. Ushtarë e polic serb në të katër anët. Kisha dëgjuar se dicka e keqe kishte ndodhur me prindërit e mi, të cilët gjatë luftës jetonin në Sofali.
Gjatë kësaj kohe, vazhdoja të raportoja për rtv e Suedisë, ku vazhdoja të kisha kontratë të rregulltë të punës. Ndërkohë më kishin ardhur llojë-llojë ofertash për punë. Deri tek posti i diplomatit. Mirëpo cdo trajnim që e kishim, cdo këshillë që e merrnin, të gjithë na thoshin se njerëzit e UCK së janë terrorista, janë kështu e ashtu. Pikërisht për këtë kam refuzuar punën, me një pagese minimim 15, 000 marka.
Hajt hajt, duke i nuhatur gjërat, duke i studjuar ish shokët e mi të burgjeve dhe të luftës, e pash që, ashtu sikurse NATO na kishte ndarë kufirin me Serbinë, edhe rrugët e mia me këta njerëz ishin ndarë. Ata, që të gjithë, po i tradhëtonin idealet për të cilat kishim luftuar. Lakmia për pare dhe për sex, e shkatërroi cdo ideal tonin, dhe ardhmerinë e këtij vendi.
Isha zgjedhur anëtar i Bordit të RTK së, po dhash dorëheqje. Mendoja se vetëm përmes një gazetarie të shëndosh, mundë të ndryshoheshin gjërat. Në vitin 2002, unanimisht u zgjodha kryetyar i Shoqatës së gazetarëve të Kosovës. Në atë kohë na ndihmonte një organizate e quajtur Ajrexi amerikan. Kolegët e mi filluan ti thoshin shefit të kësaj organizate, se unë e kisha vra ministrin e Mbrojtjës në Tiranë, Ahmet Krasniqin. Madje ia përkthenin deklaratatë e Milloshevicit në Hage, se cfarë thoshte për mu, si dhe artikujt e gazetës ultrafashiste të asaj kohe, Bota Sot, e cila ishte krijuar nga agjentet shqiptarë të Sherbimit sekret të Jugosllavisë të asaj kohe. Do të tronditet opinioni kur të filloj me publikimet e këtyre dosjeve. I kam të gjitha. 100 përqind të sigurta. Janë dosje reale, jo për të ja futur dikujt. Do ta sheh opinioni se nga kush është themeluar Bota Sot, dhe pse ajo ka qenë shumë më fashiste në raport me luften se sa cdo medium serb.
Pastaj erdhi takimi i radhës, me zyrtarë të lartë të OSBE së. Shumica prej tyre ishin injorant të vendeve të tyre. Njerëz të cilet nga ndihmat sociale, ishin bërë zyrtarë byrokrat, dhe kishin ardhur në Kosovë, jo për ta zhvilluar demokracinë dhe gazetarinë, po për ta rritur kaosin, dhe për ta përdhosur fjalen e lirë.
Unë i shikoja si nxënës të shkollës fillore. Me atë bagazh të cilin e kisha fituar në Suedi dhe Norvegji, jo vetëm që i shihja si të atillë, po edhe më dukeshin shumë, shumë idot dhe injorant. Filluan të më mbajnë lexione, po i nderpreva, duke u treguar përvojen time si gazetarë, nga vendi prej nga po vija. Ok, më thanë, kemi vetëm një lutje: T u sygjerosh gazetarëve që të mos shkruajnë asnjë llaf për krimet e serbëve në Kosovë, dhe të mos e glorifikojnë UÇK në.
– Unë tërë jetën time në Suedi kam punuar ne RTV e Suedisë me kroatë, slloven, boshnajk, maqedon, serbë dhe të tjerë. Asnjë popull në botë nuk mundem me urrejtë. Sa u perketë krimeve të policisë dhe ushtrisë serbe në Kosovë, sa të mundem unë do të shkruaj. Dhe dijeni vetem edhe një gje: Deri në vdekje, UÇK-ja dhe NATO ja, do të jenë Bibla dhe Kurani im, ndërsa Adem jashari, Krishti dhe Muhameti im.
Me kaq përfundoi takimi, dhe me kaq përfundoi edhe mandati im. Fill pas kësaj, i thirren mashat e tyre, edhe krijuan Asociacionin e gazetarëve profesionist të Kosovës. Kjo u bë me mbështetjen direkte të njerëzve të luftës.
Kjo më shtyri pastaj që ta them atë shprehjen time: Ka me ardhë një ditë, që ai i cili nuk ka qenë shpijun i Sërbisë, ose të pakten fëmi i shpijunit, ka me pas vështirë me pi kafe në Prishtinë.
Kjo ditë erdhi. Meritor janë vetëm krahu qe ju pelqen të quhet, i luftës. Këta nuk ndertuan shtet ligjor. Këta nuk ndërtuan institucione. Këta nuk ndërtuan rend dhe ligj. Këta vetëm vodhen dhe vodhen. Këta vetëm blenë dhe blenë media dhe gazetarë.
Me një fjalë, ashtu sikurse Kmeret e Kuq në Kamboxhia, këta shkatërruan cdo gjë të kaluar, që na kishin ndërtuar paraardhësit tanë.
Ne kishim media në këtë vend. Ne kishim spitale, kishim shkolla, univerzitete. Po të gjitha na i vodhen.
Çdo dtë e pyes veten: Kush ma vodhi Kosovën? Dhe përgjigja është: Ish shokët e mi. Atyre që edhe jeten time ua kam besuar. Po sidoqoftë, jam i lumtur që misioni i UÇK së, Adem Jasharit dhe NATO-s, është realizuar. Serbia nuk na shanë më. Nuk na vret. Nuk na ndjek. Fatin e kemi në dorën tonë…’’
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës