Site icon Telegrafi

‘Rrëfimi’ i gazetarit Raman Pratasevich në televizionin shtetëror të Bjellorusisë po shihet si metodë e propagandës ruse të KGB-së

Televizioni shtetëror i Bjellorusisë gjatë ditëve të kaluara ka shfaqur “rrëfimin” e gazetarit Raman Pratasevich.

Pratasevich së bashku me të dashurën e tij ishte rrëmbyer nga një aeroplan deri sa po kthehej në Lituani pas pushimeve në Greqi, i cili po mbahet i burgosur në Minsk nën akuzat për terrorizëm.

Pamjet e prezantuara në televizion duke rrëfyer “krimet” e tij, janë një rezultat i shfaqjes së një aktori në një skenë shumë të zymtë me një interes “profesional”, praktikë e zbatuar nga Shërbimi sovjetik i Sigurisë (KGB), shkruajnë mediet e huaja.

Në vitin 1967, Yuri Andropov u bë kreu i KGB-së dhe menjëherë vendosi që detyra e tij kryesore ishte të luftonte “devijimin ideologjik”. Ai ngriti Drejtorinë e Pestë e njohur si “Disidenti”, amandamentoi Kodin Penal sovjetik dhe zhvilloi përdorimin politik të psikiatrisë si një mjet sistematik i shtypjes.

Pesë vite më vonë, ai goditi ashpër lëvizjen disidente duke arrestuar dy udhëheqësit e saj, Viktor Krasin dhe Pyotr Yakir. Pas disa muajsh marrjesh në pyetje intensive, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të vetë Andropovit, të dy u dorëzuan.

Lexo po ashtu Gazetari bjellorus i cili u arrestua nga avioni i rrëmbyer shfaqet me një deklaratë në televizionin shtetëror

Metoda e përdorur ishte tipike e “stilit Andropov”: Yakir ishte djali i marshallit Iona Yakir, i ekzekutuar në vitin 1938, pas së cilës e gjithë familja u arrestua dhe Pyotr si 14 vjeçar u torturua në mënyrë të egër dhe më pas u dërgua në Gulag. Ai u la i lirë nga Nikita Hrushoqovi në vitin 1956. I traumatizuar rëndë, ai ishte bërë alkoolist kronik dhe kjo u përdor për ta thyer atë.

Krasin për 9 vite kishte vuajtur në kampet e Stalinit, duke u akuzuar për “tradhti”. Pas gjyqit, të dy u sollën në zyrën e Andropovit për një bisedë, sikurse macja duke luajtur me minjtë e tij në një format optimal.

Po ashtu, në vitin 1978 disidenti dhe më vonë presidenti gjeorgjian Zviad Gamsakhurdia u detyrua të bëjë një kërkesë publike në të cilën ai deklaroi, “se sa e gabuar ishte rruga që kisha marrë kur shpërndaja letërsi armiqësore ndaj shtetit sovjetik” dhe në të cilën ai fliste për një “fushatë të nisur në Perëndim, i kamufluar nën parullën e ‘përkrahjes së të drejtave të njeriut'”.

Në mesin e viteve 1980, KGB-ja përdori një tjetër mashtrim për të thyer njerëzit. Të burgosurit politikë që kishin vuajtur dënimin u arrestuan përsëri, nganjëherë në ditën e lirimit duke u thënë ose të nënshkruanin një deklaratë dhe të referoheshin nga ndonjë aktivitet tjetër ose të përballeshin me një burgim të ri. Jo të gjithë mund ta përballonin presionin. Ata gjithashtu përdorën të ashtuquajturat “qeli presioni”, ku të burgosurit politikë ishin të mbyllur me kriminelë me detyrën që t’i rrahin dhe t’i detyrojnë të rrëfehen.

Lexo po ashtu Qeveria e Lukashenkos arreston gazetarin bjellorus Raman Pratasevich – kishte raportuar për protestat e opozitës

E njëjta gjë ka ndodhur tani me Raman Pratasevichin. Ai është në ferr dhe nuk ka shpëtim. KGB-ja bjelloruse janë trashëgimtarë besnikë të Yuri Andropovit dhe ata do të luajnë me të për sa kohë që dëshirojnë.

Fakti që ata kanë të dashurën e tij, do t’i bëjë gjërat edhe më të këqija.

Në fund, ata do ta pështyjnë kur ai nuk është më i nevojshëm. Por Pratasevich nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me miqtë e tij dhe mjedisin e mëparshëm shoqëror, po ashtu ai nuk do të jetë në gjendje të shikojë veten në pasqyrë. /Telegrafi/

Exit mobile version