LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimet e afganëve që talebanët u dërguan letra kërcënuese: Dorëzohuni ose do t’ju vrasim

Rrëfimet e afganëve që talebanët u dërguan letra kërcënuese: Dorëzohuni ose do t’ju vrasim

Talebanët nëpër dyert e shtëpive të atyre që kanë bashkëpunuar me perëndimin, kanë filluar gjatë natës t’ju lënë letra rrëqethëse.

Në letrat e dërguara, ata urdhërojnë që të shfaqen në gjyqin që talebanët po e formojnë, përndryshe i pret dënimi me vdekje, transmeton Telegrafi.

E njëri prej tyre që ka pranuar një paralajmërim të tillë është 34-vjeçari, Naz, baba i gjashtë fëmijëve, kompania ndërtimore e të cilit ndihmoi ushtrinë britanike në ndërtimin e rrugëve në Helmand që çojnë drejt kampit Bastion, transmeton Telegrafi.


Ai është lajmëruar që të zhvendoset në Britani të Madhe në kuadër të programit ARAP, program ky i Afganistanit për zhvendosje të qytetarëve, por kërkesa e tij është refuzuar.

“Letra është zyrtare dhe me vulë. Është një porosi e qartë që dëshirojnë të më vrasin. Nëse shfaqem në gjyq, do ta paguaj me jetë”, ka thënë Naz.

“Por nëse këtë nuk e bëjë, do të më vrasin – për këtë po fshihem, duke tentuar të gjej një mënyrë që të iki. Por më duhet ndihma”, ka shtuar ai.

Viktima e dytë e këtyre kërcënimeve është një përkthyes i ushtrisë britanike, i cili është cilësuar si “spiun dhe tradhtar”, duke i bërë thirrje që të dorëzohet ose do ta paguaj me jetë.

Një letër e tillë i ka arritur edhe vëllait të përkthyesit – duke ia bërë me dije se është dënuar me vdekje për fshehjen e vëllait – derisa letra tjetër është gjetur në këpucën e përkthyesit të ushtrisë britanike derisa ia kishte shkuar në xhami. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Botë
Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Evropa
Moment historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Moment historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Kalo në kategori