Mbrojtësi i Kosovës, Amri Rrahmani ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Çekinë.  

Rrahmani ka thënë se ndeshja në Plzen do të jetë me tension, pasi ballafaqohen dy rivalët direkt për pozitën e dytë.


“E dimë që është një ndeshje shumë e vështirë, sepse luajmë ndaj kundërshtarit direkt për vendin e dytë. Takimin e parë në shtëpi e kemi fituar 2-1, por atje do të jetë shumë ndryshe, me shumë presion”.

75308431 491989631661574 2125108363036459008 n

“Presioni nuk do të jetë vetëm mbi ne, madje Çekia do të ketë më shumë presion. Ndoshta është më mirë për ne që ata kanë më shumë presion për fitoren”.

“Kështu që do të jetë një përballje me tension, por qëllimi ynë kryesor është të japim maksimumin. Besoj që rezultati do të vijë”.

75446722 2547950868607886 3774564628642660352 n

“Liga e Kombeve si mundësi e dytë? Përderisa kemi shans që të kualifikohemi nëpërmjet kualifikueseve të Evropianit, po, besojmë se mundemi dhe duhet ta provojmë. E kemi thënë me kohë që nuk duhet të mendojmë për Ligën e Kombeve sepse kemi përpara kualifikueset. Të gjithë lojtarët janë të fokusuar aty”, ka thënë Rrahmani. /Telegrafi/

telegrafi sport app