LAJMI I FUNDIT:

Rrahmani për sezonin me Napolin: Rikthimi në Ligën e Kampionëve sukses, Spalletti më ndihmoi të rritem, vitin e ardhshëm e duam titullin

Rrahmani për sezonin me Napolin: Rikthimi në Ligën e Kampionëve sukses, Spalletti më ndihmoi të rritem, vitin e ardhshëm e duam titullin

Kualifikimi në Ligën e Kampionëve dhe vendi i tretë i blinduar pas Milanit dhe Interit, por mbi të gjitha mbi Juventusin, i bën të buzëqeshin tifozët napolitan që vitin e ardhshëm duan të ëndërrojnë për titull, gjë që e ka në mend edhe mbrojtësi ynë që luan për këtë klub, Amir Rrahmani.

Në një intervistë për Radio Kiss Kiss Napoli, Rrahmani u shpreh i kënaqur me paraqitje e tij dhe të skuadrës që kthehen në garën më të madhe për klube vitin e ardhshëm.

“Ky është viti i parë që kam luajtur kaq shumë, si me Napolin ashtu edhe me përfaqësuesen. Shënova katër gola dhe ishte një vit shumë pozitiv për mua. Por në përgjithësi sezoni i ekipit ka qenë pozitiv, sepse ne kemi rifituar zonën e Ligës së Kampionëve”.


“Ka keqardhje që nuk e kam fituar Scudetton, por sezoni është pozitiv. Sigurisht që ka keqardhje sepse kemi mundur të jemi më lartë në renditje. Ne kemi vuajtur shkaku i disa lëndimeve gjatë muajve, por edhe disa ndeshje në të cilat mund të mblidhnim më shumë pikë”.

Mediat kroate kritikojnë Dinamo Zagrebin për çmimin që e shiti Amir Rrahmanin – tani mbrojtësi kushton 30 milionë euro
Lexo po ashtu Mediat kroate kritikojnë Dinamo Zagrebin për çmimin që e shiti Amir Rrahmanin – tani mbrojtësi kushton 30 milionë euro

“Në pjesën e dytë të kampionatit duhet të kishim fituar disa sfida që na dolën jashtë kontrollit. Na vjen keq sepse do të kishte qenë një ëndërr për ne për ta fituar kampionatin”, ka thënë Rrahmani.

Rrahmani: Spalletti më bëri të rritem, vitin e ardhshëm e duam Scudetton

Mbrojtësi nga Kosova më pas foli për trajnerin Luciano Spalletti, për të cilën ka respekt të madh dhe i falënderohet për rritjen që ka pësuar si lojtar.

“Spalletti na dha një lojë precize dhe personalisht u rrita shumë me të sepse edhe ai më ndihmoi në vendosje. Ne jemi mbrojtja më e mirë në kampionat dhe ky është një rezultat i mirë. Ne do të luajmë ndeshjen e fundit të dielën dhe do të përpiqemi ta mbyllim kampionatin siç është më së miri”, nënvizoi Rrahmani

Në fund të intervistës, Rrahmani u ka premtuar tifozëve që do të përmirësohen dhe të luftojnë deri në fund për titull.

“Presim të përmirësohemi dhe të mund të luftojmë për titull deri në fund. Ne duam shumë të fitojmë. Ne duam që të fitojmë Scudetton, që e ëndërrojnë edhe tifozët. Ne e ndiejmë dashurinë e njerëzve të Napolit çdo ditë dhe duam tu japim një gëzim të madh”, ka thënë Rrahmani për Radio Kiss Kiss Napoli.

Mbrojtësi ynë ka zhvilluar 41 ndeshje në të gjitha garat deri më tani për Napolin këtë sezon, ku e ka gjetur rrjetën edhe në katër raste.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori