Rrahmani, Krasniqi dhe Laçi dalin me një pikë ndaj Stuttgartit si mysafir

Sparta Praga ka arritur të marr një pikë në udhëtim te Stuttgart në kuadër të ndeshjes për rrethin e dytë të fazës së Ligës së Kampionëve pas barazimi 1-1. Albion Rrahmani dhe Qazim Laçi e nisën ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa Ermal Krasniqi dhe Endri Tuci ishin në bankë. Gjermanët kaluan në epërsi që në minutën e shtatë, kur realizoi Enzo Millot. Në pjesën e dytë Stuttgarti dominoi plotësisht, por pa shënuar golin e dytë. Rrahmani dhe Laçi u zëvendësuan në minutën e 70-të dhe nuk kishin ndonjë paraqitje për të mbajtur në mend.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































