Rrahmani harron lëndimin, rikthehet në stërvitje me Napolin

287:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - OCTOBER 04: Amir Rrahmani of SSC Napoli looks on during the UEFA Champions League group A match between AFC Ajax and SSC Napoli at Johan Cruyff Arena on October 4, 2022 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Michael Bulder/NESImages/DeFodi Images via Getty Images) 30:"DeFodi Images via Getty Images
Amir Rrahmani ka lënë mbrapa lëndimin dhe është rikthyer në stërvitje me Napolin.
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës kishte mbetur jashtë fushave të blerta që nga 9 tetori i këtij viti kur luhej ndeshja ndaj Cremoneses dhe Rrahmani u largua tetë minuta para fundit të ndeshjes.
Që nga ajo kohë Rrahmani ka humbur gjashtë ndeshje në Serie A dhe tre të tjera në Ligën e Kampionëve.
Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti është gëzuar tanimë, pasi Rrahmani është rikthyer në fushë për të stërvitur.
Reprezentuesi kosovar pritet të jetë së paku në bankën rezervë në sfidën e 4 janarit ndaj Interit.
28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje me Napolin, tetë në kampionat dhe tre të tjera në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
22/12/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































