Në Dragash ka ndodhur një përleshje mes pesë personash.

Rasti ka ndodhur dje në mbrëmje me ç’rast të dyshuarit pas një mosmarrëveshje lidhur me një borxh të mëhershëm, janë përleshur në mes veti.


Sipas Policisë në rrahje janë përdorur shkopinj druri si dhe një mjet i mprehtë –thikë, me të cilin është sulmuar njëri nga të dyshuarit.

I njëjti ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar thika që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /kp/