Policia ka njoftuar se, të shtunën rreth orës 16:20 në fshatin Bardhosh të Prishtinës ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy personave të nacionalitetit shqiptar dhe një serbi.
Sipas PK, Kjo mosmarrëveshje ka rezultuar me një përleshje, ku personat e përfshirë janë shoqëruar në Polici për të sqaruar rastin, si dhe është ofruar ndihma mjekësore.
“Sot me 16.03.2019, rreth orës 16:20 është pranuar informata se në fshatin Bardhosh-Prishtinë ka ndodhur një mosmarrëveshje/rrahje në mes disa personave të dy nacionaliteteve, shqiptarë dhe serbë.
Njësitet kompetente të Policisë së Kosovës janë angazhuar menjëherë dhe kanë arrit në atë lokacion, ku edhe kanë takuar palët e përfshira. Sipas informacioneve fillestare dy (2) shqiptar dhe një (1) serb ishin përfshirë në një mosmarrëveshje e cila ka rezultuar me një përleshje të çastit. Personat e përfshirë janë shoqëruar në ambientet policore për të sqaruar rastin si dhe iu është ofruar ndihma mjekësore”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Në Polici janë paraqitur edhe familjarët e palëve të përfshira dhe pas konsultimeve dhe sqarimit të rrethanave edhe nga vetë palët e përfshira dhe vlerësimin se përleshja ka qenë e çastit, përderisa ata punojnë në të njëjtin vend, të njëjtit nuk kanë dashur inicimin e ndonjë rasti apo procedure të mëtejme.
Duke marr parasysh rëndësinë e pasimit të drejtë dhe të saktë të informacioneve, Policia e Kosovës ka ndërmarr me kohë të gjitha veprimet e saj ligjore konform procedurave dhe autorizimeve të parapara ligjore.
Policia e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime, si dhe për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në vend./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Nëse dikush mendon se me masa policore mund të integrohet veriu e ka shumë gabim
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Përjashton bashkëqeverisjen me LVV-në, Hoti: Nëse s’i fitojmë zgjedhjet, rrimë në opozitë
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Paralajmërohen bllokada, MPJD apelon te qytetarët të shmangin vendkalimet kufitare me Serbinë
Hoxhaj: Çmontimi i shtetit serb në veri, çmontoi Kosovën ndërkombëtarisht
Përjashton bashkëqeverisjen me LVV-në, Hoti: Nëse s’i fitojmë zgjedhjet, rrimë në opozitë
Peci: Nëse dikush mendon se me masa policore mund të integrohet veriu e ka shumë gabim
Kurti: Ndërmjetësimi ofron zgjidhje efikase në rastet e mosmarrëveshjeve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë