Një video amatore shfaq një rrahje masive që ka ndodhur brenda një objekti në Angli, ku dhjetëra burra shkëmbyen grushta e shkelma.

Turma e burrave shihen duke u grushtuat me njëri-tjetrin, derisa disa tjerë që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje të tmerrshme bërtisnin, transmeton Telegrafi.


Po të njëjtën ditë kishte ndodhur një rrahje tjetër masive në garën me kuaj, e cila besohet se ka lidhje me rrahjen që është publikuar në videon e mëposhtme.

Policia angleze ka filluar hetimet për rrahjen masive që ka ndodhur në Goodwood, ndërsa pamjet e publikuara në rrjetet sociale dhe ato të kamerave të sigurisë është duke i analizuar, dhe është shumë afër identifikimit të personave të përfshirë.

Kjo nuk është hera e parë që një rrahje masive është duke në garën e kuajve, javën e kaluar një grup burrash ishin filmuar duke u rrahur në qendër të qytetit në mes të rrugës, ku kalimtarë të shumtë shikonin të shokuar. /Telegrafi/