Një person me inicialet N.M i moshës 42 vjeç për shkak të një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij D.M, 29 vjeç, e më pas edhe ndaj vjehrrit të tij (babait të bashkëshortes).
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 17:00.
Tutje në njoftim thuhet se viktima kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, aty siç bëhet e ditur tutje në njoftim bashkëshorti i saj e kishte sulmuar edhe babën e saj.
“Dje, në ora 17:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Ramadan Rexhepi ‘’ në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin N.M (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij D.M ( F/K) e moshës 29 vjeçare, e cila kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas kishte sulmuar edhe babën e saj”, thuhet në njoftim.
Policia në Ferizaj, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, rezulton se edhe me herët kishin të raportuara raste të dhunë në familje.
“Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje dhe sulmi’ “, bëhet e ditur në njoftim. /Telegrafi/