Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 26-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Prishtina, Ron Raqi.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Avni Shala, Enes Shosholli dhe Vllaznim Visoka. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e njëzet e gjashtë t’i takojë mbrojtësit Raqi, i cili me golin e tij i mundësoj Prishtinës të arkëtoj tre pikë në fitoren kundër FC Feronikeli 74, e cila përfundoi me rezultat 2:1.
Pasi mori këtë çmim, Roni shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Kemi pasur kohë të mjaftueshme për ta përgatitur ndeshjen, e cila ishte mjaft e rëndësishme. E dimë që pas një kohe të gjatë nuk kemi qenë mirë me rezultate, por shpresoj që kjo fitore të na japë më shumë motiv dhe të jetë një pikë kthese për rezultatet pozitive”.
“Objektivi ynë është dalja në Evropë dhe shpresoj që me këtë formë mund ta arrijmë. Jam shumë i lumtur për golin dhe që arrita ta ndihmoj ekipin, mirëpo edhe më i lumtur jam për tre pikët. Merita shkon për bashkëlojtarët e mi dhe stafin, sepse pa ta kjo fitore nuk do të ishte e mundur”.
“Një falënderim i veçantë për Federatën e Futbollit dhe komisionin që më vlerësuan me këtë çmim, i cili është një motiv shtesë për mua. Mua më mbetet të punoj fort, të ndihmoj ekipin aq sa mundem dhe të vazhdojmë drejt objektivave tona.”– tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mikel Arteta konfirmon se dy lojtarët kyç të Arsenalit janë gati për sfidën ndaj Real Madridit

Real Madridi ndryshon planin pas debaklit nga Arsenali - Modric, Ancelotti dhe pesë lojtarë do të largohen

Aston Villa po planifikon një lëvizje shokuese – transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City ofron 87 milionë euro për transferimin sensacional të dy yjeve të Milanit

Përzgjedhësi i Spanjës mbështet Real Madridin për ta përmbysur rezultatin ndaj Arsenalit

Agjenti i yllit të Liverpoolit befason me deklaratën: Do të doja që ai të luante tek Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasi pauzoi tarifat, Trump: Ky njeri fitoi 2.5 miliardë dollarë, ky tjetri 900 milionë

Brenda bazës së NATO-s në Poloni - simbol i përkushtimit të Amerikës ndaj Evropës

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

“Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja” - debat i ashpër mes predikueses së fesë islame dhe mjekes

“Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës

Egli ka humbur një fëmijë shkak i ndarjes me Olsin? Reagojnë ashpër familjarët e saj përmes Instagramit