Cristiano Ronaldo është përzgjedhur në 11-shen më të keqe statistikore nga Kampionati Botëror pasi kaloi një kohë të vështirë për Portugalinë në turneun që u mbajt në Katar.
Ylli 37-vjeçar shënoi vetëm një gol për vendin e tij dhe u la në bankinë nga Fernando Santos për ndeshjen e 16-tës së fundit me Zvicrën dhe humbjen tronditëse në çerekfinale ndaj Marokut.
Ronaldo thuhet se kërcënoi të largohej nga kampi portugez gjatë një takimi të nxehtë me Santos pasi zbuloi se ishte në stol për ndeshjen ndaj Zvicrës, megjithëse kjo u mohua shpejt nga federata e vendit dhe lojtari.
Dhe mjerimi i Ronaldos është shtuar duke u zgjedhur nga uebfaqja e statistikave “Sofascore” si pjesë e formacionit me lojtarët që përformuan më dobët në Botëror.
Formacioni bazohet në vlerësimin e Sofascore, i cili i jep secilit lojtar një rezultat nga 10 paraqitjet e tyre në turne. Për t’u përfshirë, lojtarët duhej të kishin bërë të paktën katër paraqitje në Katar.
Ronaldo, i cili është parë përsëri në terrenin stërvitor të Real Madridit teksa duket të mbajë formën gjatë kërkimit të tij për një klub të ri, u emërua në skuadrën e Sofascore pasi mori vlerësimin vetëm 6.46.
Sulmuesi portugez është partner në sulm me Lautaro Martinez, pavarësisht se argjentinasi është anëtar i ekipit që ngriti trofeun pasi mundi Francën me penallti në një finale të paharrueshme.
Më poshtë mund të shikoni formacionin e plotë dhe vlerësimit e lojtarëve që janë përfshi në formacionin më të dobët të Botërorit nga Sofascore. /Telegrafi/