Roma dhe Fiorentina mund të vazhdojnë bashkëpunimin në afatin kalimtar të verës.
Dy skuadrat e mëdha italiane bënë një marrëveshje të rëndësishme në verë, kur Jordan Veretout iu bashkua Giallorosëve nga klubi vjollcë.
Corriere dello Sport ka raportuar se drejtorët sportiv të dy skuadrave Gianluca Petrachi dhe Daniele Prade kanë pasur biseda për shkëmbimin e katër futbollistëve.
Fiorentina është duke kërkuar me ngulm dy mbrojtësit anësor të Romës, Alessandro Florenzi (i huazuar te Valencia) dhe Leonardo Spinazzola.
Në anën tjetër Roma ka kërkuar kapitenin e Fiorentinës, Germn Pezzella dhe mbrojtësin e majtë Cristiano Biraghi (i huazuar te Interi).
Roma është gati ta bëjë këtë shkëmbim, por Giallorosët presin që të fitojnë edhe 10 milionë euro nga Fiorentina.
Pasi përfunduan me sukses çështjen e Veretout, Roma dhe Fiorentina janë gati t’i shtrëngojnë duart për një marrëveshje të madhe në verën e vitit 2020. /Telegrafi/