Nga këta dy artikuj mund të bëhen 8 role të mëdha! Përbërësit:- 500 g mish të bluar, - 2 qepë të vogla, - 3 lugë thërrmija buke, - 2 vezë të plota, - një lugë erëza të thata, - një lugë plot piper, - 2 thelpinj hudhre, - 8 shkopinj të vegjël cilit do djathë të fortë (rreth 150 g), - vezë, miell, - thërrmija buke për pjekje.Udhëzim:

Mishit të bluar shtoni qepën e grirë imët apo të bluar, hudhrën e shtypur, erëzat dhe thërrmijat pastaj tërë përbërjen përzieni dhe bashkojeni mirë.


Ndajeni mishin në 8 pjesë të barabarta dhe secilën pjesë shtrijeni në shuplakë dore, në mes vendosni shkopin e vogël të djathit dhe rreth tij mbështilleni mishin, me duar jepni formën.

Vendosni në tabaka në të cilën keni qitur miell që të mos ngjitet mishi.

Bërxollat e pjekura radhisni në një peshqir dhe shërbejini të nxehta.

Ju bëftë mirë! - transmeton Telegrafi.