“Komunat në vend marrin mbështetje të madhe në shumë fusha nga Bashkimi Evropian dhe me integrimin evropian do të hapen shumë mundësi të reja për Maqedoninë e Veriut”. Këto, si dhe tema të tjera u diskutuan gjatë vizitës në Resnjë të ambasadorit të BE-së në vend, Mihalis Rokas.
“Turizmi evropian po shkon drejt një të ardhmeje të bazuar në qëndrueshmëri. Strategjia e BE-së, “Rruga e Tranzicionit për Turizmin”, hedh themelet për një industri më të gjelbër dhe më të përgjegjshme. Promovohet përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike, turizmi rrethor dhe lëvizshmëria inteligjente. Bizneset inkurajohen të reduktojnë mbetjet, të përmirësojnë efikasitetin e energjisë dhe të prezantojnë zgjidhje digjitale për të minimizuar ndikimin mjedisor. Bashkëpunimi ndërmjet qeverive, bizneseve dhe komuniteteve lokale është thelbësor. Kështu ndërtohet turizmi që është jo vetëm i fortë ekonomikisht, por edhe i përgjegjshëm ndaj mjedisit dhe shoqëror. Në vende si Prespa, por edhe në shumë pjesë të tjera të Maqedonisë së Veriut, turizmi i qëndrueshëm do të hapte shumë mundësi për ekonominë. E gjithë kjo, nga ana tjetër, do të rrisë ndjeshëm potencialin zhvillimor të të gjithë vendit”, theksoi Rokas.
Qëllimi i projektit të lartpërmendur është shndërrimi i Prespës në një destinacion të qëndrueshëm që do të funksionojë gjatë gjithë vitit. Promovimi i praktikave të eko-turizmit, përmirësimi i fuqisë lokale dhe krijimi i vendeve të gjelbra për gratë dhe të rinjtë janë pjesë e aktiviteteve. Përveç “Go Green”, partnere në projekt janë edhe shoqatat Spirit of Prespa, “Gruaja Rurale e Prespës” dhe “Shoqata Kombëtare për Turizmin”.
Gjatë vizitës së tij në Resnjë dhe rajonin e Prespës, ambasadori Rokas së bashku me zyrtarë të lartë qeveritarë dhe komunalë, si dhe përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së në vend, Armen Grigorian, morën pjesë në ceremoninë që shënoi fillimin e punimeve në pikën kufitare Markova Noga. Projekti është pjesë e programit “BE për Prespën”, i cili do të zbatojë ndërhyrje në infrastrukturë në rajon dhe do të mbështesë turizmin dhe bujqësinë vendase me vlerë rreth 13 milionë euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës