LAJMI I FUNDIT:

Rokas: Ekziston aktivitet i fortë diplomatik për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë

Rokas: Ekziston aktivitet i fortë diplomatik për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë

“Ekziston aktivitet intensiv diplomatik për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë, në atë drejtim liderët e Bashkimit Evropian do ta vizitojnë Shkupin në muajt e ardhshëm”, tha ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas, pas vendosjes së gurthemelit të vendkalimit kufitar Maqedoni-Greqi “Markova Noga”.

“Në nivel të BE-së, ne po punojmë shumë në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për të kapërcyer të gjitha çështjet e mbetura para se të hapim negociatat. Ka një aktivitet intensiv diplomatik për zgjidhjen e kësaj çështjeje, përfaqësues të lartë të BE-së do të vizitojnë Shkupin në dy-tre muajt e ardhshëm dhe shpresoj se do të mund të ecim përpara”, tha Rokas në përgjigje të pyetjes së një gazetari se si është disponimi në BE për nënshkrimin e një deklarate nga Këshilli Evropian, Komisioni Evropian ose pala bullgare, për atë se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë do të jetë çështja e vetme dypalëshe e rrugës tonë drejt BE-së.

“Në të njëjtën kohë duke punuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje, duhet të vazhdojnë përpjekjet për zbatimin e reformave të përfshira në Agjendën e Reformës, të miratuar në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, tha Rokas.