Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas takimit që pati ryeministri Albin Kurti, me Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot dhe zëvendësambasadorin gjerman, Matthias Conrad.
Në një shkrim në Twitter, duke e shpërndarë njoftimin e Kurtit, ka thënë se në takim është përsëritur qëndrimi i vendeve të QUINT-it.
Rohde tha se është nevojë urgjente për të punuar në objektivat e Bashkimit Evropian.
“Kryeminsitri Albin Kurti prezantoi pikëpamjen e tij për zhvillimet aktuale në veri. Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, dhe zv/ambasadori gjerman Conrad përsëriti qëndrimin tonë të qartë në përputhje me deklaratat e fundit të QUINT-it. Nevoja urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE27. Mbështetje e plotë për emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, dhe përpjekjet e tij për dialogun”, shkroi Rohde.
Ndërsa, Kurti theksoi se vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme.
Kjo përfshirë largimin e elementeve kriminale ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen.
U theksua gjithashtu nevoja për zbatimin e plotë, të shpejtë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe Aneksit të saj./Telegrafi/
PM @albinkurti presented his view on current developments in the north/in the dialogue. @Olivier_Guerot and my DHoM reiterated our clear stance in acc. with latest QUINT/?? statements. Urgent need to work on objectives of EU27 statement. Full support for @MiroslavLajcak’s efforts https://t.co/wssSaigjqa
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) June 5, 2023