LAJMI I FUNDIT:

Rohde: Koalicioni i ri qeverisës në Gjermani nënvizoi përkushtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Rohde: Koalicioni i ri qeverisës në Gjermani nënvizoi përkushtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Tri forca politike në Gjermani, Partia Socialdemokrate (SPD), Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë (FDP), njoftuan të mërkurën arritjen e një koalicioni qeverisës.

Pavarësisht se nuk është diçka e re, në këtë marrëveshje përmendet edhe mbështetja për liberalizimin e vizave për Kosovën, dialogun Kosovë-Serbi si dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike.

I kënaqur që Kosova është në agjendë të qeverisë së re gjermane është shprehur edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde.


“Koalicioni i ardhshëm qeverisës në Gjermani nënvizoi përkushtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi dhe vuri theksin për të mbështetur integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike”, ka shkruar në Twitter Rohde, përcjell Telegrafi.

Sipas marrëveshjes së arritur janë edhe disa pika me rëndësi që prekin të huajt.

Shtetësia e dyfishtë dhe leje qëndrimi pa afat në vend do të lehtësohen, si dhe do t’u jepet mbështetje mbrojtëse objekteve të kultit që u përkasin myslimanëve.

Rritja e pagës minimale, ulja e moshës së votuesve, nënshtetësia e dyfishtë për emigrantët,...: Këto janë pikat e koalicionit qeverisës në Gjermani
Lexo po ashtu Rritja e pagës minimale, ulja e moshës së votuesve, nënshtetësia e dyfishtë për emigrantët,...: Këto janë pikat e koalicionit qeverisës në Gjermani

Fëmijët e lindur nga prindër të huaj në Gjermani do mund të marrin nënshtetësinë gjermane me kusht që njëri prej prindërve të jetë rezident ligjor i vendit për 5 vjet.

Niveli i gjuhës së kërkuar në lidhje me shtetësinë për gjeneratën e parë të punëtorëve mysafirë që kanë shkuar në Gjermani, do të ulet dhe natyralizimi i këtyre personave do të lehtësohet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori