LAJMI I FUNDIT:

Rohde dënon sulmin në postën e Zveçanit: Autorët të përballen me drejtësinë

Rohde dënon sulmin në postën e Zveçanit: Autorët të përballen me drejtësinë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur akt dhune të papranueshëm sulmin në Postën e Kosovës në Zveçan. 

Ai ka shkruar se autorët e sulmit duhet të përgjigjen para drejtësisë, e ka bërë thirrje për përparim të dialogut.

“Sulmi me granatë në postën në Zveçan është akt i papranueshëm dhune. Garantimi i sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve në Kosovë është jetik, autorët duhet të përballen me drejtësinë. Ky incident nënvizon nevojën për përparim thelbësor në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Rohde.


Filiali më i ri i Postës së Kosovës në veriun e banuar kryesisht me serbë, është bërë cak sulmi me granata dore. Zyrtarë të lartë shtetërorë e cilësuan terrorist aktin.

Zyrës në Zveçan, për të cilën autoritetet thanë se është hapur të premten, i janë thyer xhamat e dritareve e të hyrjes kryesore nga sulmi që ndodhi mbrëmë.

Sipas Policisë së Kosovës, granatat e dorës janë hedhur të martën, pak minuta pas mesnatës. Dëmet materiale janë shkaktuar nga shpërthimi i njërës granatë, ndërsa tjetra, e cila është vërejtur nga zyrtarët policorë, është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga njësia e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria zvicerane me detaje për tragjedinë e çiftit nga Kosova: Autori fillimisht ishte përballur me pronaren e shtëpisë

Prokuroria zvicerane me detaje për tragjedinë e çiftit nga Kosova: Autori fillimisht ishte përballur me pronaren e shtëpisë

Lajme
Kërkohet burgimi i babait e gjyshes në Berat, detyruan djalin të postojë video banale

Kërkohet burgimi i babait e gjyshes në Berat, detyruan djalin të postojë video banale

Lajme
Arrestohet një person për shtytje në vetëvrasje, lidhur me vdekjen e dyshimtë në Lakrishtë

Arrestohet një person për shtytje në vetëvrasje, lidhur me vdekjen e dyshimtë në Lakrishtë

Lajme
Përurohet pikë-kalimi i përbashkët kufitar Hani i Elezit - Bllacë, Kurti: Do të lidhen edhe më shumë dy shtetet tona

Përurohet pikë-kalimi i përbashkët kufitar Hani i Elezit - Bllacë, Kurti: Do të lidhen edhe më shumë dy shtetet tona

Lajme
Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Lajme
SHBA drejt miratimit të një rezolute historike për të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë, Osmani falënderon Kongresin

SHBA drejt miratimit të një rezolute historike për të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë, Osmani falënderon Kongresin

Lajme
Kalo në kategori