Site icon Telegrafi

Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Nga një avantazh nga Vëllai i Madh, Gjestit i është dashur që për dy javë të fle me një nga banorët aty brenda.

Ai zgjodhi Rizartën dhe për këtë u shkaktua një rrëmujë e madhe në shtëpinë më të famshme, e madje edhe një prishje raporti me Egli Takon.

Konkurrentja tha së fundmi se ka kërkuar në dhomë të rrëfimit që të mos fle më me banorin nga Kosova.

Foto: Screenshot/Instagram

Por, Rizarta theksoi se kjo nuk iu lejua nga Vëllai i Madh pasi është një sfidë që duhet çuar deri në fund.

Lexo po ashtu Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

“Unë kam kërkuar të Vëllai i Madh a mund të mos fle më më Gjestin se nuk ndihem rehat”, tha ajo.

Tutje shtoi: “E kam kërkuar dhe më kanë thënë jo, një detyrimi duhet t’i shkosh deri në fund dhe unë e bëj me dinjitet. Nuk po bëj asgjë të gabuar. Nuk e dua vëmendjen tënde”.

Gjesti po ashtu tha se dëshiron që të largohet nga ajo dhe u lut që të përfundoj sa më shpejt kjo gjë. /Telegrafi/

Exit mobile version