LAJMI I FUNDIT:

I riu nga Taxhikistani ndërton nga druri tankun T-34 (Video)

I riu nga Taxhikistani ndërton nga druri tankun T-34 (Video)

Një zdrukthëtar i ri nga Taxhikistani që jeton në Rusi, ka arritur ta ndërtojë versionin e drurit të tankut të epokës së Bashkimit Sovjetik, T-34.

Muhamadsharif Jalilov jeton në qytetin rus Tuli në afërsi të qendrës së industrisë së armatimit, ku një mik i kishte propozuar që të fillojë me ndërtimin e një tanku të drurit, shkruan BBC, transmeton Telegrafi.

“Më tha (një mik) ta bëjmë T-34, të cilin deri më sot askush nuk e ka ndërtuar, ka deklaruar Jalilov për televizionin lokal Tele Tula.


Atij i janë dashur plotë tre vite që në kohën e lirë ta ndërtoj tankun, kurse për blerjen e materialeve i ka shpenzuar rreth gjysmë milioni rubla (7,700 dollarë).

“Nuk janë paratë qëllimi kryesor, por ndjenja që ma ofron puna derisa jam në garazh. Të gjithë ata që i shpenzojnë paratë në pije dhe cigare, unë i shpenzoj në tank”, ka shtuar Muhamadsharif.

Ky burrë që prej shtatë vitesh jeton në Tuli vjen nga një familje zdrukthëtarësh nga Taxhikistani. E për ndërtimin e tankut thotë se nuk i është dashur kurrfarë skice që ta përdor, pasi që të gjitha “i kishte në kokë”.

Megjithatë, në një moment ai i është dukur i dyshimtë banorëve të lagjes ku jeton, kur në muzeun e armëve iu afrua një tanku për të matur madhësinë e rrotave të tankut T-34.

Puna që i është dukur me sfiduese kanë qenë rrotat dhe zinxhirët, kurse gjënë e vetme që nuk ka arritur ta realizojë ishte ta vë në lëvizje tankun. Megjithatë, kishte arritur ta bind dajën e tij një mekanik që punon në Leningrad që ta ndihmojë.

“Për plotë një vit më ka lutur që t’i ndërtoj një motor dhe më fund pranova ta bëjë një gjë të tillë”, ka deklaruar Shamsidin Muhidinov. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori