Rita Ora u vesh për të bërë përshtypje me një palë çizme të larta me dizajn lope të larta teksa doli në turneun e saj promovues të albumit në Berlin, Gjermani të hënën.

Këngëtarja 32-vjeçare dukej e pabesueshme me një xhaketë sportive të zezë të cilën e kishte veshur mbi një fustan në të njëjtën nuancë.


Rita u mbrojt nga dielli pas një palë syzeve të diellit të errëta dhe aplikoi një gamë të përsosur makijazhi për daljen, shkruan DailyMail.

or1 1

Interpretuesja e hitit “Let You Love Me” zgjodhi për aksesorë një gjerdan të trashë me zinxhir argjendi dhe një palë vathë.

Rita i kishte lënë flokët e saj kaçurrela në valë të lirshme, teksa ato ia kalonin shpatullave nga një ndarje në qendër.

or2 1

Rita ka qenë e zëshme në promovimin e albumit të saj të ri në ardhje dhe këngës së saj më të fundit, “Don’t Think Twice”.

Është kënga e tretë nga albumi i saj në ardhje, i cili eksploron rrugëtimin e dashurisë së çiftit të famshëm.

or3 1

Kënga e zhanrit eurodance i pason këngëve “You Only Love Me” dhe “Praising You” me Fatboy Slim.

Rita së fundmi tha se albumi pasqyron se sa është 'rritur' ajo gjatë 'viteve të fundit'.

or4 1

Rita tha në një deklaratë: “Ky album do të thotë vërtet shumë për mua. Është si ditari im i viteve të fundit, është zëri im dhe ndihet kaq i vërtetë për mua dhe atë se kush jam unë sot”.

“You & I” vjen pas albumit "Phoenix" të vitit 2018 dhe është albumi i parë i Ritës si pjesë e partneritetit të saj të ri me shtëpinë diskografike BMG dhe publikohet më 14 korrik. /Telegrafi/

or5 1

or6 1

or7 1