“Ajo që pamë ishte një manipulim i tmerrshëm. Propozoj rinumërim të gjithë qarkut”, deklaroi anëtari i KQZ-së, Klement Zguri.

Propozimi i anëtarit më të vjetër në KQZ u mbështet me të njëjtat argumente edhe nga kolegët e tij, por u kundërshtua ashpër nga përfaqësuesit ligjorë të së majtës në institucionin më të lartë administrativ të zgjedhjeve, raporton TCH.


“Po dilni mbi çdo ligj dhe çdo precedenti. Do mbani përgjegjësi penale, kijeni mirë parasysh këtë”, deklaroi përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Ilirian Muho.

Të gjendur përpara këtij vendimi të KQZ-së, që nuk përbën objektin e kërkesës ankimore të asnjë pale, por të iniciuar nga vetë anëtarët e këtij institucioni, për të majtët ngre hije të forta dyshimi.

Kutitë e votave që kanë ndenjur më shumë se dy javë në magazinat e Lundrës, nisur nga precedenti i 2011-s për Tiranën, të cilat sipas tyre u mbushën në këto magazina duke prodhuar një rezultat të manipuluar në bashkinë e kryeqytetit, po i nënshtrohen të njëjtit skenar. /Telegrafi/