Rimeli është protagonisti i tendencave të makijazhit në stinën e dimrit. Mjafton një kalim i shpejtë për të pasur një shikim elegant dhe joshës. Çdo rimel ka karakteristikat e veta i përcaktuar nga forma e furçës dhe nga pigmentet e formulës. Të gjitha këto elementë kontribuojnë për të krijuar efekte të ndryshme, dendësinë, gjatësinë, kur duam të kemi qerpikë të lakuar dhe voluminozë.
Çdo rimel ka një metodë aplikimi, rimeli me furçën e lakuar përdoret me një lëvizje zig zag, rimeli me krehër ka një metodë aplikimi rrotullues, nga rrënjët deri tek majat e qerpikëve. Estetët këshillojnë se duhet të përdorim këto metoda për të pasur një shikim marramendës.
Gjithashtu ata këshillojnë nëse keni pak rrathë të zinj rreth syve, të shmangni lyerjen me rimel për qerpikët e poshtëm, sepse rimeli krijon hije dhe nxjerr në pah defektet poshtë syve. Tek qerpikët e sipërm duhet ta kalojmë atë dy herë që të duken më të dendur.
Rimeli praktik
Për të aplikuar sa më mirë rimelin është e rëndësishme të mos e lëkundni dorën dhe aplikimi do të jetë më i lehtë edhe për duart jo shumë eksperte.
Rimeli i përkulur
Shumë make up artistë këshillojnë që para se të aplikoni rimelin, përdorni kthyesen e qerpikëve. Sepse nëse qerpikët janë të kthyer nga sipër duken sikur janë të lyera me rimel.
Rimeli voluminoz
Rimeli, pasi thahet, shpesh herë duket i zymtë. Përdorni rimel që ruan dritën dhe që u jep syve një efekt të dukshëm dhe brilant.
Rimeli i përshtatshëm
Nëse qerpikët janë të krehura mirë dhe të ndara nga njëri tjetri, rimeli përshtatet shumë lehtë në çdo qerpik. Duhet të aplikoni rimel që ka një furçë të dendur që zgjat dhe ndan qerpikët tuaj.
Rimeli shumë voluminoz
Qerpikët e hollë dhe jo shumë të dendur kanë nevojë për një produkt më specifik. Specialistët këshillojnë se në të tilla raste aplikoni rimel voluminoz që kanë dy baza ngjyrash, një e bardhë, që iu jep qerpikëve një efekt voluminoz dhe të padukshëm dhe nga ana tjetër baza e zezë që i zgjat.
Rimeli më në modë
Tendencat e fundit në botën e makiazhit këshillojnë që t’iu japim qerpikëve ngjyra, mbi të gjitha tek majat. Ngjyrat që rekomandohen janë lejlaja për sytë me ngjyra të errëta dhe jeshile për sytë me ngjyra më tropikale.
Rimeli që zgjat qerpikët
Për të pasur qerpikë më të gjatë duhet të përdorni rimel që krijon një efekt zgjatues rreth qerpikëve me furçë që përhap në mënyrë perfekte produktin.
Rimeli më i kompletuar
Nëse doni të dendësoni, volumizoni dhe të zgjasni qerpikët ju duhet një rimel me shumë funksione dhe me një furçë elastike, të shpeshtë që përhap produktin në çdo qerpik.
Rimeli permanent
Nëse preferon të lyesh qerpikët e poshtëm, por ke frikë se mbas disa orësh bëhet i zymtë, përdor një produkt me funksion kundër ujit.
Rimeli kurues
Dhe qerpikët dobësohen. Për t’i forcuar duhet një rimel i pasur me vitamina dhe ekstrakte bimore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMegan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjithë ç’duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave

Pengoni lëshimin e lëkurës pas dobësimit

Veshje të përditshme dhe moderne për zyre

Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?

Fëmijë kokëfortë. Çfarë duhet të bëjmë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës