LAJMI I FUNDIT:

RIM: 3 miliardë aplikacione të shkarkuara në App World

RIM: 3 miliardë aplikacione të shkarkuara në App World

Prodhuesi i njohur kanadez i telefonave BlackBerry, kompania RIM ka arritur një rekord të ri, edhe përkundër krizës që e ka kapluar me shitjet.

Në fakt, bëhet fjalë për tre miliardë aplikacione të cilat janë shkarkuar nga dyqani i saj i aplikacioneve, App World.

Sipas kompanisë, kjo shifër do të thotë se brenda ditës përdoruesit e BlackBerry shkarkojnë më shumë se 2.5 milionë aplikacione, numër ky i cili është shumë mbresëlënës.

Për më shumë, me këtë lajm BlackBerry edhe një herë ka dashur t’i përkujtoj të gjithë se deri më sot në dyqanin e saj të aplikacioneve mobile janë më shumë se 90 mijë aplikacione. / Telegrafi /