Rikthimi i Messit me një prej golave më të bukur nga gjuajtja e lirë

278:"BARCELONA, SPAIN - OCTOBER 06: (EDITORS NOTE: Image has been converted to black and white.) Lionel Messi of FC Barcelona looks on during the Liga match between FC Barcelona and Sevilla FC at Camp Nou on October 06, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images) 12:"Getty Images
Problemet e me lëndime e kishin lënë Lionel Messin jashtë fushe në fillim të sezonit 2019/2020 për Barcelonën.
Superylli argjentinas është duke u kthyer dalëngadalë në formë, teksa po e lë pas lëndimin dhe ka arritur të rikuperohet.
32-vjeçari luajti nga minuta e parë në derbin e fundjavës ndaj Sevillas, të cilën Blaugranët e fituan me rezultat 4-0.

Ai e shënoi golin e katërt në minutën e 78-të që ishte goli i parë sezonal në La Liga dhe njëherësh një prej golave më të bukur nga gjuajtja e lirë.
Luis Suarez (27'), Arturo Vidal (32') dhe Ousmane Dembele (35') ishin golashënuesit tjerë të katalunasve. /Telegrafi/
https://twitter.com/BarcaUniversal/status/1180973792325259265

Nga
Telegrafi
07/10/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































