Rikthehet shfaqja “Djali” i Florian Zeller në Teatrin e Qytetit të Gjilanit. Me datë 20-21, shfaqja “Djali” do të ngjitet në skenë për dy netë radhazi duke premtuar të ofrojë emocione të veçanta.
Shfaqja “Djali” synon të zbulojë dhimbjet e fshehura dhe të heshtura të familjeve moderne, duke eksploruar ndërlikimet emocionale dhe sfidat që fshihen pas fasadës së përditshmërisë.
“Nën regjinë e Erson Zymberit, kjo shfaqje prek thellësisht me rrëfimin e saj për familjen, dhimbjen dhe përpjekjen për të kuptuar njëri-tjetrin. Një dramë që nuk është vetëm histori – është jetë”, thuhet në njoftim.
Në role interpretojnë aktorët: Kushtrim Qerimi, Yzeir Meha, Safete Mustafa-Baftiu, Tringa Hasani dhe Florent Salihu.
“Djali’ është historia e një familjeje në krizë. Është një thirrje që shkon përtej zërit të zakonshëm të skenës, e cila kërkon të zbulojë ato dhimbje të thella që fshihen pas formave apo fasadave të heshtura të familjeve modern”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/