Ajo ka vazhduar rrugën e promovimit të koleksionit të ri me një seri fotosh seksi për të mbyllur koleksionin “Love On the Edge” nga Savage X Fenty.

Rihanna vazhdoi të shfaqë koleksionin e saj teksa pozoi në imazhet e fundit nga fushata - këtë herë e veshur me një set mahnitës ngjyrë pastel - ndërsa asaj iu bashkuan edhe disa persona.


Ylli 33-vjeçar, kishte veshur një të sipërme me lidhëse në një nuancë delikate rozë dhe portokalli, të shoqëruar me të poshtme me bel të lartë dhe taka marramendëse.

image 8

Rihanna po shfaqte çdo centimetër të formave të saj të famshme trupore teksa pozonte për fotot seksi, me figurën e saj të plotë të përmirësuar nga pamja e saj e dizajnuar vetë.

Detajet e lidhëses në të brendshme ishin të lidhura me pamjet e tjera të koleksionit, megjithatë ngjyra e saj pastel binte në sy kundrejt pamjes së kuqe të yjeve të tjerë.

Screenshot 1 66

Asaj iu bashkua në xhirime Lourdes Leon, Quannah, Souizz, Alva Claire dhe Evan Leff.

Rihanna lansoi markën e saj të njohur Savage X Fenty në 2018 në një përpjekje për të ofruar përmasa dhe ngjyra më gjithëpërfshirëse. /Telegrafi/