Nga: Simon Heffer / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Javën e kaluar ishte njëqindvjetori i lindjes së [aktorit dhe regjisorit] Richard Attenborough. Natyrisht, karriera e tij e mëvonshme mbetet më shumë në kujtesën tonë: puna e tij si regjisor i epikave të mëdha, jeta e tij si figurë publike që përkrah kauzat progresive. Për mua – me ndonjë përjashtim – gjenialiteti i tij më së miri shprehet në filmat bardhezi me të cilët bëri emër pas Luftës së Dytë Botërore. Ishte vetëm 19 vjeç kur bëri debutimin e tij në ekran, me një rol pa emër, si një marinar që goditet nga paniku në një anije të Marinës Mbretërore – në filmin e luftës të Noël Cowardit, In Who We Serve (1942). Por, pas pjesës së dytë të viteve 1940, Attenborough piqet nga një seri të filmave shumë pak të njohur për ne sot.
Në vitet 1947-48 luajti në tre filma, njërit pas tjetrit – Dancing with Crime, Brighton Rock dhe London Belongs to Me – në të cilët duhej ose të flirtonte me botën e krimit ose të zhytej në të. Në të parin përpiqet të zmbrapsë disa mashtrues; në të fundit futet thellë dhe mezi i shmanget xhelatit. Filmat kishin sukses në Britaninë e masave shtrënguese, që nxitnin sipërmarrjet kriminale të të rinjve të shqetësuar të brezit të Attenboroughit. Kjo nuk u përshkrua kurrë në mënyrë kaq të mirë si në Brighton Rock ku Attenborough, si gangsteri Pinkie, futet në kujtesën e publikut. Në filmin Eight O’Clock Walk të vitit 1954, e luajti një njeri të akuzuar gabimisht për vrasje: me këtë kthehet tema kundër dënimit me vdekje.
Më pas luajti në dy filma ku, pavarësisht se ishte në mesin e të 20-ave, kishte rolet e adoleshentëve. The Guinea Pig (1948) sot duket më shumë si dokument historik: Attenborough luan djalin e një duhanxhiu që fiton bursën për një shkollë publike. Ai përputhet me sistemin – nuk është një fabul e progresit social. Më pas bëri një reagim disi më realist, te Boys in Brown (1949), për jetën në shërbim korrektues. Gjithashtu edhe ky film ka vlerë historike dhe, me aktorin Dirk Bogarde si një nga të burgosurit e tjerë, vështirë se mund të cilësohet si realizim inferior.
Nga vitet 1950, jehona e luftës dhe paraqitjet e jetës në shërbim ushtarak, bëheshin elementi kryesor i kinemasë britanike dhe Attenborough shfaq shkathtësinë e vet në disa prej tyre. Roli i tij, së bashku me John Millsin, në filmin thellësisht të errët Morning Departure (1950) – për burrat e bllokuar në një nëndetëse të dëmtuar – tregon aftësitë e tij duke e luajtur dikën që pajtohet me faktin se do të vdesë. Përvoja e tij në lojërat spekulative ishte e dobishme te The Ship That Died of Shame (1955), në lidhje me një anije të Marinës Mbretërore të përdorur për kontrabandë. Më vonë atë dekadë, e luajti civilin që kupton se duhet të bëjë çmos për evakuimin në Dunkirk – në filmin me të njëjtin emër [Dunkirk, 1958]. Gjithashtu, e luajti një problematik në filmin e vitit 1958, Sea of Sand, i vendosur në Afrikën e Veriut në prag të Betejës së El Alameinit, që është një nga filmat më të nënvlerësuar të zhanrit.
Kishte ushtruar rolin e një ushtari cinik dy vjet më parë në Private’s Progress (1956), në të cilin i befasoi ata që ishin mësuar me shfaqjet e tij të zellshme dramatike, duke shfaqur një talent serioz për komedinë. E zhvilloi më tej atë talent: mishërimi i tij më i mirë i spekulantit ishte në I’m All Right Jack (1959), një kryevepër absolute dhe fryti më i dukshëm i lidhjes së tij të gjatë me dyshe e regjisorëve – vëllezërve Boulting. Në vitin 1960, dhe ndoshta në kundërshtim me prirjet e tij të qendrës së majtë, Attenborough luajti një burrë të persekutuar nga sindikata, në filmin The Angry Silence – një version ky tragjik i I’m All Right Jack: në aspektin e historisë shoqërore britanike, të dy këta janë filma shumë të rëndësishëm.
Në fund të viteve 1950 luajti njerëzit mendërisht të çekuilibruar në The Man Upstairs (1958) dhe Jet Storm (1959). Por, në një nga filmat e tij të mëvonshëm, pas epokës njëngjyrëshe, dha një rol suprem të së keqes, në 10 Rillington Place (1971), si vrasësi masiv dhe nekrofili John Christie. Ky është ndoshta roli i tij më i mirë; dhe, duke argumentuar se Christie vrau gruan dhe foshnjën e Timothy Evansit, për të cilën Evansi u var, ai është filmi kryesor kundër dënimit me vdekje. Por, ajo që duhet të kujtojmë në 100-vjetorin e tij është se, pavarësisht nga fushatat e tij politike, ishte një aktor i shkëlqyer, puna e të cilit edhe sot është aq imponuese, siç ka qenë edhe më parë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/djali-i-fadil-hoxh-euml-s-sharri-nd-euml-r-t-euml-par-euml-t-ka-shkruar-parullat-kosova-republik-euml_hd-780x439.jpg)
Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!
![Prizreni ruan monedhat ilire](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/f.0628204016156_m-780x439.jpg)
Prizreni ruan monedhat ilire
![Fotografia e hershme, në trojet shqiptare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/Prizreni-780x439.jpg)
Fotografia e hershme, në trojet shqiptare
Lee Mavers dhe misteri i gjeniut të “humbur” të rokënrolit
![Kanuni i Skënderbeut, vepër monumentale e kulturës sonë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/03/Kanuni-1-e1519985510840-780x439.jpg)
Kanuni i Skënderbeut, vepër monumentale e kulturës sonë
![FËMIJËT ...](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Maram-al-Masri-780x439.jpg)
FËMIJËT ...
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi