LAJMI I FUNDIT:

Ribery, Pogba dhe yjet tjerë që mungojnë në gjysmëfinalet e para të Ligës së Kampionëve

Ribery, Pogba dhe yjet tjerë që mungojnë në gjysmëfinalet e para të Ligës së Kampionëve

Pasi Liga e Kampionëve ka hyrë në fazën e rëndësishme të gjysmëfinaleve, çdo lojtar është i rëndësishëm për skuadrat e tyre, mirëpo disa yje do të mungojnë në ndeshjet e para.

Bayern Munichu i Pep Guardiolas ka mundur t’i bëjë ballë krizës së lëndimeve në javët e fundit pasi arriti ta mposhtë Porton dhe ta fitojë titullin e Bundesligas, mirëpo trajneri spanjoll do të ketë probleme për përballjen e së mërkurës kundër Barcelonës.

Bavarezëve do t’ju mungojë Arjen Robben, i cili u lëndua përsëri pas vetëm 16 minutave lojë kundër Borussia Dortmundit në gjysmëfinale të DFB Pokal, dhe kështu i bashkohet David Alabas që mungon tash e një kohë. Dyshime ka edhe për gjendjen e Robert Lewandowskit i cili e theu hundën në ndeshjen e fundit kundër Dortmundit, teksa Franck Ribery nuk është ende në dispozicion.

Teksa problemet janë shtuar për Guardiolan, trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, nuk ka probleme me lëndime për këtë ndeshje.


Në anën tjetër, Paul Pogba nuk do të jetë i gatshëm që t’i ndihmojë Juventusit në ndeshjen e parë kundër Real Madridit. Kwadwo Asamoah është gjithashtu jashtë, siç është edhe Martin Caceres.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ende është në dyshime për gjendjen e Karim Benzemas, teksa Luka Modric është ende duke u rikuperuar nga lëndimi në gju. Sidoqoftë, ndihmë e madhe për Los Blancos është rikthimi i Gareth Bale, i cili tregoi paraqitje të mirë ndaj Sevillas. /Telegrafi/