Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Alban Hyseni, kryeson në garën për kryetar të Komunës së Gjilanit sipas një sondazhi të fundit. Hyseni ka marrë 48.1% të mbështetjes së të anketuarve, duke lënë pas kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arber Ismajli, me 36.1%.

Në vendin e tretë renditet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Riad Rashiti, me 12.9%, ndërsa Nazim Gagica nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 2.3%.


Kandidati Isa Agushi nga “Bashkimi për Ndryshimin Anamorava” ka përfituar 0.7% të mbështetjes.

Në pyetjen se cilën parti politike do ta votonin për Kuvendin Komunal/Asamblenë, qytetarët e Gjilanit kanë dhënë këto përgjigje:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 38.9%

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 36.1%

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 13.7%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 5.3%

Guxo – 1.4%

Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) – 1.1%

Bashkimi për Ndryshim Anamorava – 0.8%

Nisma Socialdemokrate – 0.9%

Alternativa – 0.8%

Partia e Gjelbër e Kosovës – 0.8%

Rezultatet tregojnë një garë të fortë mes LVV-së dhe LDK-së në Gjilan, si për kryetar komune ashtu edhe për përfaqësim në asamble, ndërsa partitë tjera mbeten me mbështetje më të ulët.