Pas rezultateve të nxënësve të Kosovës në “PISA 2022”, në vazhdën e fajësimeve kanë qenë edhe mësuesit. Nga SBASHK-u vlerësojnë se ideja e një testimi të tyre mbetet degraduese.
Askush nuk doli i befasuar nga rezultatet e testit “Pisa 2022”.
E megjithatë, gishtat e fajësimit kryesisht patën dy adresa: mësimdhënësit dhe Ministrinë e Arsimit.
Për këta të parët, sërish është përmendur ideja e testimit, por qëndrimi i sindikatës për këtë ide, mbetet i pandryshuar.
“Nuk ka nevojë për test. Testimi i mësimdhënësve është degradues dhe nënçmues për gjithë atë shkollim që e kanë bërë ata janë testuar vazhdimisht në universitete, janë diplomuar dhe janë të përgatitur për procesin mësimor por unë e konsideroj se duhet pasur më shumë inspektorë profesional në mënyrë që ata të shkojnë të shohin punën e mësimdhënësve nga afër dhe ti shohin dobësitë e të i këshillojnë t’i heqin”, tha Rrahman Jashari, kryetar i SBASHK-ut.
Testimin, të panevojshëm e konsideron edhe Rinor Qehaja nga instituti EdGuard.
“Mësimdhënësit nuk duhet testuar, ata duhet të vlerësohen për punën e tyre dhe atë në përditshmëri. Pra një sistem i mirëfilltë i llogaridhënies padyshim që do ta rrinte përgjegjësinë e mësimdhënësve dhe si produkt do kishte shumë më natyrshëm një performancë më të mirë në klasë. Në të kundërtën me këtë komoditet që kanë për mbikëqyrjen në klasë, nuk është befasuese kjo perfomancë në këtë testim që është krye-këput edhe i mësimdhënies që bëhet në klasë”, tha Rinor Qehaja, njohës i arsimit.
Televizioni ka kontaktuar me Ministrinë e Arsimit për veprimet që ky dikaster pritet të ndërmarrë pas këtyre rezultateve, përfshirë këtu edhe idenë e testimit të mësimdhënësve, megjithatë, nga e njëjta nuk ka pranuar përgjigje.
Ministrja Arbërie Nagavci, rezultatet që Kosovën e renditën sërish në fund të listës në lexim, shkencë e matematikë, nga 80 vende pjesëmarrëse, i arsyetoi me sfidat e mësimdhënies gjatë periudhës së pandemisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?