LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet dhe renditja pas javës së 17-të në Ligën e Parë: Barazimi i liderit hap luftën në Grupin A, favoritët pa gabime në Grupin B

Rezultatet dhe renditja pas javës së 17-të në Ligën e Parë: Barazimi i liderit hap luftën në Grupin A, favoritët pa gabime në Grupin B

Janë mbyllur nëntë nga dhjetë ndeshjet në Ligën e Parë, në të dyja grupet, ku nuk munguan befasitë.

Në kuadër të Grupit A, Drenica ka gabuar sërish, duke marr vetëm një pikë në shtëpi në përballje me Mitrovicën në përballjen që u mbyll 1-1.

Liria ka marr tri pikë të arta si mysafir i Istogut me një gol të shënuar në minutën e 90-të, duke triumfuar me rezultat 1-0.


Trepça ka shënuar fitore si mysafir ndaj Rilindja 1974 me rezultat 3-0, ndërsa njëjtë si mysafir ka fituar edhe Trepça ‘89 duke mposhtur Besën e Pejës me rezultat 2-0.

Vëllaznimi do të përballet me Rahvoecin nesër, ndeshje që mund të ndryshojë renditjen.

Drenica edhe përkundër barazimit mbetet lider me 35 pikë, ndërsa Trepça 89 dhe Trepça kanë nga 32 pikë në pozitat dy dhe tre.

Vëllaznimi me një ndeshje më pak është në vendin e katërt me 30 pikë, aq sa ka edhe Liria.

Mitrovica dhe Rahoveci e mbyllin renditjen me nga 7 pikë.

Sa i përket Grupit B, gjithçka ka shkuar me fitoret e favoritëve, madje katër kanë marr tri pikë si mysafir. Prishtina e Re mori fitore ndaj Flamurtari si mysafir me rezultat 2-0.

Vushtrria triumfoi po ashtu si mysafir ndaj 2 Korrikut me rezultat 1-0.

Fitore të madhe si mysafir ka marr Ramiz Sadiku që mposhti Dinamon e Ferizajt me rezultat 2-0.

Fushë Kosova pas fitores ndaj Kikës si mysafir me rezultat 2-1, tashmë është më e qetë. KEK-i dhe Vjosa kanë barazuar me rezultat 1-1, që ishte i vetmi barazim në këtë grup.

Prishtina e Re është e para me 44 pikë, pesë më shumë se sa Vushtrria që është e dyta me 39 pikë.

Ramiz Sadiku është ngjitur në vendin e tretë me 30 pikë, ndërsa Dinamo është e katërta me 27 pikë.

Kika me 11 pikë dhe Flamurtari me 9 pikë mbajnë pozitat e fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp vendos kushtet për të marrë drejtimin e Real Madridit

Jurgen Klopp vendos kushtet për të marrë drejtimin e Real Madridit

La Liga
Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Premier League
Real Madridi ndryshon planin pas debaklit nga Arsenali - Modric, Ancelotti dhe pesë lojtarë do të largohen

Real Madridi ndryshon planin pas debaklit nga Arsenali - Modric, Ancelotti dhe pesë lojtarë do të largohen

La Liga
Aston Villa po planifikon një lëvizje shokuese – transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Aston Villa po planifikon një lëvizje shokuese – transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Man City ofron 87 milionë euro për transferimin sensacional të dy yjeve të Milanit

Man City ofron 87 milionë euro për transferimin sensacional të dy yjeve të Milanit

Premier League
Osasuna kërkoi fitore në tavolinë ndaj Barcelonës, Komisioni Disiplinor merr vendin në lidhje me ‘rastin Inigo Martinez’

Osasuna kërkoi fitore në tavolinë ndaj Barcelonës, Komisioni Disiplinor merr vendin në lidhje me ‘rastin Inigo Martinez’

La Liga
Kalo në kategori