Rexhepi nuk është e interesuar për kryetare të Kuvendit
Kryetarja e NDS-së, Emilja Rexhepi ka thënë se nuk është e interesuar që të propozohet për kryetare të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje.
E pyetur nga mediat para fillimit të seancës, Rexhepi tha se nuk e beson se do të propozohet dhe se nuk është e interesuar.
“Nuk besoj, nuk jam e interesuar”, tha Rexhepi.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në vazhdimin e seancës konstituive.
Kjo është përpjekja e tretë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilës kandidati për kryetar të Kuvendit mund të propozohet vetëm tri herë, ndërsa votimi duhet të jetë i hapur. /kp/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























