LAJMI I FUNDIT:

Resveratroli ndihmon në dobësim

Resveratroli ndihmon në dobësim

Hulumtimet e reja kanë treguar se përbëri i verës së kuqe, resveratroli, ka potencial terapeutik për shërimin e obezitetit.

Studimet e publikuara në revistën shkencore BMC Physiology kanë analizuar efektin e konsumimit të resveratrolit në formë të shtesës ushqimore në masën e trupit, metabolizmin dhe energjinë e konsumuar. Shkencëtarët kanë vërejtur se kafshët e kanë ulur konsumimin e energjisë për 13% derisa metabolizmi bazik është rritur për 29%.

Gjatë katër javëve të përdorimit të resveratrolit te kafshët e eksperimentuara ka ardhur deri te ulja e konsumimit të ushqimit dhe deri te reduktimi i masës trupore, ndërsa janë vërejtur edhe ndryshim në temperaturën trupore.

Autorët e studimit shpresojnë që hulumtimet klinike të pohojnë këtë efekt të resveratrolit edhe te njerëzit.


Resveratroli është një antioksidues që prodhohet nga bimët me qëllim që ata të mbrohen nga patogjenët. Burim i mirë i tij është vera e kuqe dhe rrushi. /Telegrafi/