Ekspertët e Universitetit Gothenburg në Suedi, kanë gjetur pesë rregulla, që të shpëtohet një lidhje, pasi të ketë lindur fëmija, transmeton Telegrafi.
Komunikimi i pastër
Bashkëshortët duhet të flasin hapur, pastër dhe me mesazhe të menjëhershme.
Këto mesazhe duhet të përmbajnë ndjenja, siç është për shembull: “Unë ndihem kështu”. Ato, duhet të jenë të qarta dhe të mos lënë vend për keqkuptim.
Nxitni aktivitetin seksual
Është shumë me rrëndësi, që çiftet të jenë seksual në jetë – edhe pasi të ketë lindur fëmija.
Prindërit e rinj, duhet të kenë si primare, të përqafojnë dhe shtrëngojnë njëri-tjetrin. Madje, ata duhet të jenë të prirë për puthje dhe shumë kontakt fizik.
Të kalohet kohë së bashku
Kalimi i kohës së bashku, kur në atë vend është edhe një fëmijë, është i vështirë.
Por, përpos kalimit të kohës bashkë në familje, duhet të gjendet kohë, që çifti të jenë bashkë dhe vetëm. Mungesa e kësaj afërsie, bën që ata të ndjejnë se më nuk kanë asgjë të përbashkët, duke shtyrë tek ftohja e lidhjes.
Inkurajimi
Kur lodhja është e madhe, është vështirë të jeni pozitiv. Por, pa marrë parasysh ndjenjat negative që keni, mos i bartni ato tek partneri.
Gjeni mënyrën t’i jepni dashuri dhe sa më shumë përkrahje që mundeni. Mungesa e inkurajimit, e dërgon lidhjen drejt rrënimit.
Kërkoni ndihmë para se të jetë vonë
Në mënyrë që një lidhje të mbijetoi, është mirë t’i kushtohet rëndësi zemrës. Kur nuk ndjeheni se më nuk mund të jeni me të dhe ndjenjat po ju dërgojnë diku tjetër, është koha të lëvizni.
Në mënyrë që të mos ndodhë ndarja, duhet të hapeni dhe të tregoni gjithçka. Nëse ju nuk mundeni të bëni një gjë të tillë, kërkoni ndihmë nga të afërmit. /Telegrafi/