LAJMI I FUNDIT:

Reshje shiu edhe gjatë kësaj jave – temperaturat shënojnë rritje të lehtë

Reshje shiu edhe gjatë kësaj jave – temperaturat shënojnë rritje të lehtë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe reshje shiu.

Gjatë ditës së sotme do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas institutit, vranësirat kohë pas kohe parashihen të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat do të jenë pozitive në të dy vlerat ekstreme.


E martë- Mot i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu. Gjatë ditës do të ketë intervale me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve, kryesisht në mesditë.

E mërkurë-Mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Temperaturat do mbesin konstante me të ditës së marte.

E enjte- Mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell. Kjo ditë parashihet të jetë dita më e nxehtë e javës, për shkak të prezence së masave të ajrit me origjinë nga jugperëndimi.

E premte-Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta në vlerat e maksimaleve.

Vikendi parashihet i vranët dhe me reshje shiu. Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra të lehta deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit, ndërsa presioni atmosferik do të shënoj vlera të rritura mbi normalen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori