Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur të premten në Shqipëri do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar që në orët e para të 24-orëshit.


SHMU njofton se përgjatë ultësirës perëndimore dhe në jugperëndim do të ketë reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Nga orët e mesditës e pasdite reshjet mbeten prezentë, por me intensitet të ulët kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – perëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoj shpejtësi deri 12m/s.

Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/