Sean Combs, i cili tashmë njihet me emrin artistik si Diddy, është një nga emrat më të suksesshëm në industrinë muzikore botërore.
Si një reper, tekstshkrues, producent dhe aktor, P. Diddy ka arritur të krijojë hite të shumta e gjëra tejet të bukura përgjatë karrierës së tij shumëvjeçare.
Së fundmi në një postim që ka bërë në rrjete sociale, në Instagram aty ku numëron 17.5 milionë, Sean ka rrëmbyer vëmendje me një triko që mban të veshur.
Fjala është për një bluzë të Dafina Zeqirit, e cila është realizuar për albumin e artistes shqiptare për tregun internacional.
Në një moment kur shfaqet nga mbrapa, shihet edhe portreti i këngëtares 29 vjeçare.
Kjo ka bërë që të njëjtën video të ndajë me fansat edhe Dafina në llogarinë e saj personale, Instagram.
“Çfarë e hëne. Diddy ka veshur një nga trikot e mia”, ka qenë përshkrimi i videos.
Reagimet krahas postimit të Zeqirit kanë qenë të llojllojshme, madje edhe vet ajo është ndjerë mjaft e lumtur për këtë veprim të reperit 51 vjeçar. /Telegrafi/