Rent From Locals: Platforma më e madhe shqiptare e makinave me qira hyn në Kosovë

Rent From Locals, platforma shqiptare e makinave me qira që ka transformuar mënyrën si udhëtohet në Shqipëri, shënon një hap të ri dhe zgjerohet tani edhe në Kosovë.
Pas vetëm pak vitesh pune të vazhdueshme, kjo nismë e nisur nga dy bashkëthemelues me eksperiencë në teknologji është shndërruar në pikë referimi për këdo që kërkon të marrë me qira një makinë nga ofrues vendas, duke ofruar një alternativë ndaj kompanive të mëdha ndërkombëtare.
Ideja është e thjeshtë, por me ndikim të madh. Rent From Locals lidh udhëtarët me bizneset e vogla lokale dhe me individë që vendosin të nxjerrin makinat e tyre meqira. Në vend që paratë të përfundojnë vetëm te zinxhirët klasikë të qirasë, pjesa më e madhe e vlerës mbetet dhe qarkullon në ekonominë vendore. Sot, rreth 1000 ofrues kanë publikuar më shumë se 5500 makina në platformë, duke mbuluar të gjitha zonat e Shqipërisë.
Vetëm gjatë vitit 2025, nëpërmjet Rent From Locals janë realizuar rreth 20,000 rezervime nga klientë që vijnë nga afërsisht 100 shtete të ndryshme. Këto shifra tregojnë besimin që vizitorët kanë krijuar ndaj një platforme që u lejon atyre të rezervojnë në mënyrë transparente, me çmime të qarta dhe kushte të shpjeguara hapur. Ky besim reflektohet gjithashtu tek opinionet e shkëlqyera te mbledhura në platforma si Google apo Trustpilot.

Për të garantuar një përvojë pa probleme për udhëtarët dhe ofruesit, Rent FromLocals ka investuar në një sistem të sofistikuar mbështetjeje. Klientët kanë akses te mbështetja e fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale (AI), e cila ofron përgjigje tëmenjëhershme dhe zgjidhje për pyetjet e zakonshme gjatë gjithë orarit. Kjo mbështetje teknologjike plotësohet nga asistenca reale telefonike për rastet që kërkojnë ndërhyrje njerëzore dhe ekspertizë specifike. Për ofruesit e qirave, platforma ofron mbështetje të dedikuar nëpërmjet telefonit, duke siguruar që çdo problem me menaxhimin e profilit, rezervimet apo pagesat të zgjidhet shpejt dhe në mënyrë efikase nga një ekip specialistësh.
Platforma shërben si një urë lidhëse mes ofruesve te makinave dhe vizitoreve. Ky model bashkëpunimi i jep ofruesit vendas kontroll të plotë: ofruesi krijon profilin dhe publikon makinat me foto reale, përcakton çmimet, kushtet e qirasë, rregullat përdepozitën dhe sigurimin. Ai përdor modulin e thjeshtë për menaxhimin e flotës, duke parë rezervimet, duke menaxhuar kalendarin dhe disponueshmërinë. Komunikimi me klientin është gjithashtu i drejtpërdrejtë.

Kjo histori suksesi në Shqipëri po hap tani një kapitull të ri në Kosovë, duke hapur si destinacion Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës. Ky hap e bën shumë më të lehtë për vizitorët, diasporën dhe udhëtarët ndërkombëtarë të gjejnë makina me qira nga ofrues vendas që në momentin e mbërritjes. Rent From Locals i bën thirrje të gjithë ofruesve lokalë të Prishtinës dhe rrethinës që të publikojnë makinat e tyre në rentfromlocals.al.
Hapja e Aeroportit të Prishtinës si destinacion është vetëm fillimi. Rent From Locals planifikon të zgjerohet shpejt edhe në qytete të tjera të Kosovës, duke krijuar një rrjet rajonal ku udhëtari mund të marrë makinën në një qytet dhe ta dorëzojë në një tjetër. Ky vizion rrit fleksibilitetin për klientin dhe në të njëjtën kohë sjell më shumë punë dhe të ardhura për komunitetet lokale në të dy anët e kufirit, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe mundësi ekonomike për qindra biznese dhe familje.
Rent From Locals bën një ftesë e hapur për ofruesit e makinave në Prishtinë dhe më gjerë për t'u bërë pjesë e një tregu më të madh, me mjete moderne menaxhimi dhe me qasje te klientët nga e gjithë bota, duke ruajtur njëkohësisht identitetin dhe autonominë e tyre lokale.
Website: www.rentfromlocals.al
Facebook: Rent From Locals
Instagram: rentfromlocals


















































