Një 23 vjeçare nga Prishtina ditë më parë ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e rrëzimit të kulimit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës.
Lidhur me këtë ngjarje kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media bëri të ditur se lidhur me këtë rast ai ka kërkuar që të bëhet një vlerësim preliminar.
“Unë kam qenë jashtë vendit kur kam marrë informatën për këtë aksident, dhe e kam parë të rëndësishme të marrë një vlerësim preliminar rreth arsyes se pse ka ndodhë ky aksident që për fat të keq ka lënduar një qytetare të Prishtinës e cila gjendet në QKUK”, tha Rama.
Ai shtoi se gjendja e qytetares së lënduar është stabile por ende në rrezikshmëri të lartë.
“Jemi në kontakt çdo ditë me mjekët edhe familjen e pacientes dhe urojmë dhe shpresojmë që shëndeti i saj të përmirësohet. Për këtë arsye kur kam dëgjuar se problemi me kulm ka qenë edhe më parë, ka ndodhur në vitin 2017, kam kërkuar të bëhet një ekspertizë urgjente për të ditur se çfarë ka shkaktuar këtë problem dhe kam ftuar ekspertët e fushës Visar Gecin dhe Gëzim Kastratin, të cilët veprojnë jashtë komunës së Prishtinës për të bërë këtë vlerësim preliminar”, tha Rama.
Arkitekti Visar Geci tha se për të bërë këtë vlerësim preliminar ata janë konsultuar edhe me dy inxhinier të ndërtimtarisë, derisa shtoi se klumi i ndërtesës së Komunës së Prishtinës nuk ka qenë i ndërtuar sipas standardeve.
“Struktura në të cilën është ndërtuar kulmi nuk është në bazë të standardeve. Kulmi përgjatë perimetrit të tij ka pasur strehë. Si pasojë e erërave, presioni i krijuar nën strehën e kulmit e ka nda konstruksionin e kulmit nga muri vertikal ku kulmi ka peshuar. Pas pamjeve dhe hulumtimeve në teren kemi hasur në shumë parregullsi të ekzekutimit të punimeve në konstruksionin e kulmit”, tha Geci.
Ai gjithashtu tha se karrigat e kulmit janë të ndërtuara jashtë standardeve dhe nga materiali i dobët.
“Mungonte ANKERIMI adekuat me fileta dhe profile metalike si dhe lidhjet e drurit sipas normave. Nga hulumtimi në teren shihet qartë se nuk është ekzekutuar asnjë ankerim i brinakeve por ato vetëm mbështeten mbi murin e jashtëm. Kjo është arsyeja kryesore pse erërat disa herë kanë dëmtuar këtë kulm”, tha Geci.
Geci i cilësoi punimet për renovimin e këtij kulmi si “shkel e shko”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova