LAJMI I FUNDIT:

Reklamat vijnë edhe në Gmail

Reklamat vijnë edhe në Gmail

Google ka filluar t’i testojë reklamat në formë të banerit në shërbimin e saj të postës elektronike, të cilin të gjithë ne e njohim si Gmail.

Një numër i madh i përdoruesve kanë thënë se në anën e djathtë të ekranit kanë hasur reklama të tilla, në atë pjesë ku zakonisht pozicionohen reklamat në formë tekstuale të cilat janë tradicionale për shërbimet e Google.

Mirëpo, tani ata thonë se në vend të reklamave në formë teksti, në të njëjtin pozicion tani paraqiten banerat me reklama, të cilat kësaj radhe paraqiten edhe në formë fotografish.

Në anën tjetër, Google e ka konfirmuar se lloji i ri i reklamave është duke u testuar në kuadër të Gmail-it.


“Ne vazhdimisht i testojmë format e reklamimit në Gmail. Tani po tentojmë që të vendosim reklama në formë të banerave të animuar” kanë thënë zyrtarët e Google për media të ndryshme që janë interesuar për këtë risi që po sjell gjiganti i internetit. / Telegrafi /