Site icon Telegrafi

Reklama bizare e kompanisë së patundshmërive, me skena shumë të çuditshme (Video)

Në biznesin e patundshmërive, ka prona aq të bukura, sa që klientëve mund t’ju marrin sytë – pjesa tjetër është e mërzitshme, që ka të bëjë me para, kredi, kontrata dhe procedura tjera ligjore.

Këtë sistem ka dashur ta ndryshonte një kompani e patundshmërive në Australi, duke e shpërndarë një reklamë me skena shumë të çuditshme, ku një çift vallëzojnë duke treguar të gjitha këndet e një shtëpie me pishinë, transmeton Telegrafi.

Kjo reklamë bizare, duket sikur ndonjë para lojë në filma për të rritur, ndërsa përfundon me çiftin që shtrihen në shtrat dhe ndalojnë dritat.

“Kryevepra e kohërave moderne, që ka të bëjë me trashëgimi arkitektonike” ka shkruar një komentues.

Kompania që e ka pranuar reklamën e realizuar nga një studio, ka thënë se ka dashur të tregojë jetën e çiftit të ri, në një shtëpi të re që ata e ofrojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version