Reka, Siljanovska dhe Pendarovski vazhdojnë fushatën për zgjedhjet presidenciale

Fushata parazgjedhore për kryetar shteti ka filluar më 1 prill, ndërsa kandidatët të cilët synojnë të udhëheqin me shtetin edhe gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar aktivitetet e tyre.
Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski dje kanë realizuar takime me qytetarët nëpër vende të ndryshme, të cilat Telegrafi Maqedoni jua sjell të përmbledhura në një vend.
Kandidati i cili përkrahet nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, Blerim Reka, dje ka mbajtur tubim në Strugë, ku tha se do të punojë për atë që mos ngelim vend i zbrazët, sepse deri tani një e katërta e popullsisë është shpërngulur.
“Do të punojë për atë që mos ngelim vend i zbrazët, sepse deri tani një e katërta e popullsisë është shpërngulur. Të gjithë analizat e Bankës Botërore flasin se deri më 20140 nëse nuk bëjmë ndonjë ndryshim të madh social por edhe politik, mund të përfundojmë me të përfundojmë me gjysmën e banorëve sa kemi tani”, tha Reka.
Kandidatja e partisë opozitare maqedonase Gordana Siljanovska, dje ka mbajtur takime me qytetarët në Gjorçe Petrov, ku deklaroi se vlerat evropiane së pari duhet t’i ndërtojmë brenda vendit.
“Ne këtu duhet ta njoftojmë Bashkimin Evropian dhe për këtë nuk është e mjaftueshme, me konsolidimi demokratik, ndërsa me këtë do të thotë institucione stabile dhe me një proceset të vendimmarrjes brenda, në Kuvend dhe në Qeveri, dhe jo jashtë të një trupi joformal”, tha Siljanovska.
Ndërsa kandidati i partive në pushtet Stevo Pendarovski, dje ka qenë në tribunë në Demir Hisar ku kërkoi nga banorët që në zgjedhjet presidenciale më 21 prill të votohet numri 3.
“Në fletën votuese ka kontrast ofertash si kurrë më parë, si e zeza me të bardhën. Opsioni i Gordana Siljanovska ofron anulimin e gjithçkaje që është arritur, që do të thotë bllokim, izolim dhe kthim në tunelin e Gruevskit. Ne vendosëm të shikojmë përpara dhe të mbyllim çështjet më të vështira. Nëse vazhdojmë me proceset reformuese, ju garantoj se në qershor do të marrim datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian”, tha Pendarovski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë