Sergio Reguilon ende nuk i ka mbushur një muaj si futbollist i ri i Tottenham Hotspur.
Mbrojtësi i majtë spanjoll pati një vit jashtëzakonisht të mirë me Sevillën, por që nuk ishte në planet e trajnerit Zidane.
Los Blancos e shitën atë për 30 milionë euro, por që kanë një klauzolë ku i lejohet ta riblejnë në verën e vitit 2021 ose në verën e vitit 2022.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Zinedine Zidane humbi ndaj Cadiz në shtëpi 0-1, ku dëshpëroi pikërisht mbrojtësi i majtë Marcelo.
Kjo ka bërë që të qarkullojnë lajmet në Spanjë se te Reali janë penduar për shitjen e Reguilon te Spurs.
E përditshmja spanjolle AS ka shkruar sot se madrilenët po synojnë të blejnë lojtarin në verën e vitit të ardhshëm.
13 herë kampioni i Evropës mund ta blejë Reguilonin për një shumë prej 40 milionë euro, 10 milionë më shumë se sa e shitën. /Telegrafi/