Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.349 testime për coronavirus, ndërsa 342 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup janë 135, Manastir - 35, Veles - 17, Prilep, Kavadar dhe Berovë - 16, Ohër - 15, Kumanovë - 13, Strumicë - 10, Shtip - 9, Koçani dhe Gjevgjeli - nga 8, Shën Nikollë dhe Resnjë - nga 6, Radovishi dhe Vallandova - nga 5, Dellçeva - 4, Gostivari, Kërçova, Negotino, Kriva Pallanka, Probishtip dhe Kratovë - nga 2, Tetova, Struga, Vinica, Demir Hisar, Demir Kapi dhe Dojran - nga 1.


Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 7 pacientë të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 348 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 216.670, prej të cilëve 201.017 janë shëruar, ndërsa 7.616 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (3 dhjetor) është 8.037./Telegrafi/