Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.729 testime për coronavirus, ndërsa 319 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 184, Manastir - 25, Kavadar - 23, Kumanova - 14, Prilepi - 11, Velesi dhe Kërçova - 9, Gjevgjelia - 7, Ohri - 6, Negotina dhe Dellçeva - 5, Koçani - 4, Shtip, Dibër, Proboshtip, Kratovë dhe Demir Hisar - nga 2, Tetova, Struga, Sveti Nikolla, Radovishi, Berova, Valandova dhe Vinica - nga 1.


Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë vetëm një pacient me COVID-19, i cili ka qenë me sëmundje shoqëruese.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 258 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 304.047, prej të cilëve 292.886 janë shëruar, ndërsa 9.188 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (23 mars) është 1.973./Telegrafi/