Regjistrohen 1.908 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 5.834 testime pr coronavirus, ndërsa 1.908 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 972, Kavadar - 112, Kumanovë - 111, Manastir - 105, Veles - 62, Tetovë - 58, Prilep - 54, Negotinë - 46, Strumicë - 45, Ohër - 43, Gostivar - 34, Gjevgjeli - 30, Shtip - 27, Koçani - 24, Radovish - 22, Resnja - 21, Valandova - 17, Kriva Pallanka - 16, Struga - 15, Shën Nikolla - 12, Berovë dhe Bogdanci - nga 10, Dellçeva - 9, Vinica - 5, Demir Kapija dhe Pehçeva - nga 4, Dibër, Probishtip dhe Makedonski Brod - 3, Kratovë, Krushevë dhe Makedonska Kamenica - nga 2, Dojran - 1.
Prej këtyre rasteve 254 janë riinfektime.
Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 22 pacientë, ndërsa nga sistemi "Termini im" janë paraqitur edhe katër pacientë të vdekur.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1.129 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 265.101, prej të cilëve 239.581 janë shëruar, ndërsa 8.338 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (28 janar) është 17.182./Telegrafi/
















































